PARA NDESHJES
Barazim ose fitore, Liria optimiste për shpëtim
28 May, 2017 @11:41
Me fillim nga ora 16:30, sot zhvillohen ndeshjet përmbyllëse të sezonit 2016/2017 të Superligës së Kosovës në futboll.
Fatin e sezonit në ndeshjen e fundit pritet ta kuptojë skuadra e Lirisë, e cila shpëtimin e ka në dorën e saj.
Për t’i ikur barazhit, Liria duhet ta fitojë të paktën një pikë në takimin ndaj Hajvalisë në “Përparim Thaçi” të Prizrenit. Me Hajvalinë që tash e sa kohë e ka siguruar largimin nga elita e futbollit kosovar, Liria është optimiste për 3 pikë sot, mirëpo edhe 1 pikë është e mjaftueshme për shpëtim, pa marrë parasysh se çfarë ndodh në ndeshjen mes Dritës e Besës në Gjilan.