COUPE DE FRANCE FINAL

Me plot vështirësi, Parisi fiton Kupën e Francës
27 May, 2017 @22:59
Pas triumfit në ‘Coupe de la Ligue’, Parisi e ka fituar edhe kupën tjetër të Francës, Coupe De France.
Me shumë vështirësi Parisi sonte e mposhti skuadrën e Angersit, me golin e fitores që erdhi në çastet e fundit të ndeshjes nga një autogol i Cissokhos.
Ky triumf bën që Parisi ta mbyll sezonin me 2 kupa të fituara, ndërsa ligën që e ka fituar Monaco.