S'KA FITORE
Barazim për Rossonerët
10 January, 2015 @23:32
Skuadra e Milanit, në ndeshjen kundër Torinos, pothuajse ia nisi ndeshjes me 1-0 në epërsi, ngase fitoi një penallti në minutën e tretë të ndeshjes.
Jeremy Menez, ishte ai që e ngriti në epërsi skuadrën kuq e zi, derisa në fund të pjesës së parë, Mattia De Sciglio e mori kartonin e dytë të verdhë për t’i lënë bashkëlojtarët e tij, të luftojnë edhe për të në fushë.
Trajneri Filippo Inzaghi, ishte në përgatitje për tre pikëshin e parë në 2015-tën, por në minutën e 81-të, këtë gëzim ia mohoi lojtari i Torinos, polaku Kamil Glik, që shënoi për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Tani Milani gjendet në pozitën e shtatë me 26 pikë, derisa në pozitën e 13-të gjendet Torino me 19 pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.