ZEKIRIJA RAMADANI

Barazimi është më i mirë se humbja
6 April, 2017 @19:01
Trajneri i Trepçës’89, Zekirija Ramadani, pas ndeshjes ndaj Drenicës sot, ku ekipi i tij barazoi pa gola, ka thënë se ky rezultat nuk do të ndikojë negativisht te skuadra.
“Unë mendoj se kjo gjendje nuk do të ndikojë negativisht te ekipi ynë. Kur nuk e arrin fitoren, është më mirë të barazosh sesa ta humbësh atë,” ka thënë Ramadani që erdhi në janar te ekipi mitrovicas, për mikrofonin e Supersportit pas ndeshjes.
Trepça’89 që është lidere e Superligës nuk ka arritur të mbajë distancën 9 pikëshe ndaj përcjellësit të parë të saj Feronikeli pasi që ka barazuar sot.
Kjo ka qenë hera e parë që Trepça’89 lëshon pikë në pjesën pranverore të stinorit. Deri tash, i kishte të radhitura fitoret.