NJË PIKË

Barazimi i dhimbshëm
7 June, 2013 @23:42
Shqipëria sonte humbi dy pikë. Epërsia e arritur me golin e Valdet Ramës, pas një depërtimi individual, kur morri topin nga Ervin Bulku - dha shumë shpresa.
Por e tëra u shkatërrua në një moment kur pritej fundi i takimit, pas një goditjeje nga këndi në minutën e 87 të takimit, kur shënoi mbrojtësi Tom Hogli.
Pika e marrë nga kjo ndeshje na mban ende në vendin e dytë të tabelës, pasi që Sllovenia mposhti Islandën si mysafire. E ndeshjet radhës Shqipëria i ka pikërisht ndaj këtyre dy përfaqësueseve dhe atë si mysafir në shtator.
TABELA:
1 | Zvicra | 12p. | ||
2 | Shqipëria | 10p. | ||
3 | Islanda | 9p. | ||
4 | Norvegjia | 8p. | ||
5 | Sllovenia | 6p. | ||
6 | Qipro | 4p. |