Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 KORRIKU 0-0 VUSHTRRIA

Barazimi i Vushtrrisë, afron Ferizajin në Superligë

Pamje nga arkivi/ Foto: 2Korriku/fb

Barazimi i Vushtrrisë, afron Ferizajin në Superligë


21 April, 2022 @16:13

Ndeshja e sotme ku 2 Korriku pa synim për Superligë dhe rehat në Ligë të Parë ka luajtur ndaj Vushtrrisë si vendas ka përfunduar pa gola, me barazim 0-0.

Ky rezultat, ku Vushtrria kërkonte me ngulm fitoren, ka bërë që Ferizaji, që është i pari në renditje të gëzohet. Tash, ferizajasve në katër ndeshjet e mbetura u duhen vetëm edhe dy fitore për të vulosur epitetin e ekipit të Superligës.

TABELA AKTUALE

Derisa 2 Korriku i katërt në renditje me këtë barazim ka arritur në kuotën e 33 pikëve, Vushtrria ka 46 pikë dhe ka regjistruar barazimin e dhjetë të stinorit, duke mbetur 6 pikë pas liderit, Ferizaji.

Në xhiron që vjen 2 Korriku luan derbin lokal ndaj Ramiz Sadikut, ndërsa Vushtrria pret Arbërinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë