BUNDESLIGA
Barazojnë Borussiat
24 February, 2013 @17:43
Dueli i dy ekipeve me emrin e njejtë, Borussia, njëra nga Mönchengladbach dhe tjetra nga Dortmund ka përfunduar me barazim sot.
Në ndeshjen e zhvilluar në Borussia Park, të Mönchengladbachut, Dortmundi ka qenë i pari që ka arritur të kalojë në epërsi me golin e Mario Götzes nga penalltia në minutën e 31-të.
Mirëpo, në pjesën e dytë ekipi i Granit Xhakës, ka arritur të barazojë në saje të golit të shënuar nga Amin Younes në minutën e 67-të.
Me këtë barazim, Dortmund rrezikon pozitën e dytë, pasi që ka vetëm dy pikë tash më shumë se Bayer Leverkusen që gjindet në pozitën e tretë e që aktualisht luan me Greuter Furthin. Ndërsa ekipi i Xhakës, Mönchengladbach ka mbetur në pozitën e dhjetë të tabelës me 31 pikë.
REZULTATI:
Borussia Mönchengladbach - Borussia Dortmund | 1-1 |