PREMIERSHIP
City feston në pjesë të dytë
24 February, 2013 @16:39
Chelsea e kishte rastin që të del e para në epërsi, kur gjyqtari kryesor i ndeshjes e drejtoi gishtin kah pika e bardhë në minutën 52’, pas faulimit në zonë të Demba Ba-së nga portieri Joe Hart. Por penalltinë për Chelsean nuk arriti ta shndërrojë në gol mesfushori Frank Lampard, ku Hart arriti ta mbrojë penalltinë.
Njëmbëdhjetë minuta më vonë Yaya Toure shënoi për 1-0 pasi u asistua nga spanjolli David Silva. Ky i fundit ishte asistuesi edhe i golit të dytë kur në minutën 85’ epërsinë e dyfishoi argjentinasi Carlos Tevez, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë duke e zëvendësuar mesfushorin Jack Rodwell.
Me këtë fitore Manchester City tani i ka 56 pikë në pozitën e dytë, duke qenë 12 pikë larg liderit Manchester United, ndërsa Chelsea mbetet një shkallë më poshtë se City me gjithsej 49 pikë, një më shumë se Tottenhami që ka një lojë më pak.
REZULTATI
Manchester City - Chelsea | 2-0 |