PREMIER LEAGUE
Lehtë për Manchesterin
23 February, 2013 @18:17
Manchester United ka vazhduar serinë e vrullshme në Premier League duke e mposhtur QPR-në në Loftus Road 0-2.
Djelmoshat e Sir Alex Fergusonit, të pamëshirshëm ndaj ekipit të fundit në tabelë kanë shënuar fitore rutinore me nga një gol në çdo pjesë.
Wayne Rooney është futur në lojë në pjesën e dytë të takimit, duke dhënë shenja se është shëruar nga sëmundja që e kishte kapluar gjatë javës.
Në stadiumin Emirates, Arsenali me vështirësi ka shënuar fitore ndaj Aston Villas 2-1. Ka qenë kombinimi spanjoll i Malagas që i ka sjellë fitoren ekipit të udhëhequr nga Arsene Wenger.
Santi Cazorla ka shënuar dy herë, derisa në golin e dytë i ka asistuar Nacho Monreal.
Manchester United vazhdon lidershipin duke mbledhur tash 68 pikë nga 27 ndeshje, derisa Arsenali me këtë fitore ka mbetur në vendin e pestë me 47 pikë.
REZULTATET:
QPR - Manchester United | 0-2 | ||
Arsenal - Aston Villa | 2-1 | ||
Fulham - Stoke City | 1-0 | ||
Norwich City - Everton | 2-1 | ||
Reading - Wigan | 0-3 | ||
WBA - Sunderland | 2-1 |