BUNDESLIGA
Bayerni 6odet!
23 February, 2013 @17:32
Gjiganti bavarez, Bayern Munchen, çdo ditë e më shumë i afrohet titullit të kampionit. Bavarezët këtë javë me lehtësi e mposhtën Werder Bremenin, duke shënuar fitore me rezultat të thellë 6-1.
Serinë e golave e filloi holandezi Arjen Robben (25’), derisa Javi Martinez (29’) e dyfishoi epërsinë për të shkuar skuadra e tij e qetë në pushim të gjysmëlojës.
Në pjesën e dytë vazhduan bombardimet e ekipit të Jupp Heynckesit. Së pari mbrojtësi i Werderit, Gabre Selassie (49’) shënoi autogol, kurse më pas shënuan edhe Mario Gomez dy herë (51’, 89’) dhe një herë Franck Ribery (86’).
Mysafirët nga minuta 44’ luajtën me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua me karton të kuq mbrojtësi Sebastian Prodl, ndërsa golin e vetëm për Werderin e shënoi i huazuari nga Chelsea, belgu Kevin De Bruyne, në minutën 58’.
Kosovari Xherdan Shaqiri ishte titullar në këtë ndeshje, derisa u zëvendësua në minutën 72’ nga Claudio Pizarro.
Nga ndeshjet tjera të luajtura sot, Hannoveri ka shënuar fitore po ashtu me rezultat të thellë kundër Hamburgut, 5-1, kurse Augsburg i fitoi 3 pikë me vështirësi ndaj Hoffenheimit.
Në përballjet Manz - Wolfsburg dhe Stuttgart - Nurnberg, skuadrat u ndanë në paqe duke barazuar me rezultat 1-1.
REZULTATET SOT NË BUNDESLIGË
Bayern Munchen - Werder Bremen | 6-1 | ||
Hannover - Hamburger | 5-1 | ||
Augsburg - Hoffenheim | 2-1 | ||
Mainz - Wolfsburg | 1-1 | ||
Stuttgart - Nurnberg | 1-1 | ||
Schalke - Dusseldorf | Në ora 18:30 |