Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Juve fiton, Mustafi asiston

REUTERS/Giorgio Perottino

Juve fiton, Mustafi asiston


24 February, 2013 @17:09

Juventus ka arritur të mbajë epërsinë në krye të tabelës duke mposhtur Sienan 3-0, sot. Mbrojtësi zviceran Stephan Lichtsteiner ka hapur serinë e golave për bianconerët, derisa në pjesën e dytë e kanë vazhduar Sebastian Giovinco dhe Paul Pogba krejt në fund. 

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erion Bogdani, gjatë gjithë ndeshjes ka qëndruar në bankën rezervë, duke mos u futur për asnjë minutë në fushë, nga trajneri Giuseppe Iachini. 

Shqiptari i lindur në Gjermani, Shkodran Mustafi, ka arritur që të asistojë për golin e dytë të ekipit të tij Sampdoria. Mustafi u fut në ndeshje në minutën e 78-të në vend të Lorenzo De Silvestrit dhe vetëm 5 minuta më vonë asistoi në golin e dytë, që siguroi fitoren e Sampdorias ndaj  Chievos 2-0. 

Përparim Hetemaj u fut në pjesën e dytë në ndeshje për Chievon, ku pas vetëm dy minutash në fushë, u ndëshkua me karton të verdhë dhe nuk arriti të ndikojë në rezultatin e ndeshjes ndaj Sampdorias. 



REZULTATET, SERIE A, SOT:

Sampdoria - Chievo 2-0
Juventus - Siena 3-0
Atalanta - Roma 2-3
Cagliari - Torino 4-3
Parma - Catania 1-2


TABELA AKTUALE, TOP 6, SERIE A:

1 Juventus 58 pikë
2 Napoli 51 pikë
3 Milan 44 pikë
4 Lazio 44 pikë
5 Inter 43 pikë
6 Fiorentina 42 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Serie A