Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT

Barcelona dakordohet për Rey Manajn

Barcelona dakordohet për Rey Manajn


12 July, 2022 @15:55

Më në fund është arritur marrëveshja, ndërsa Barcelona ka bërë të ditur zyrtarisht se sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj është larguar nga klubi në drejtim të Watfordit në Championship të Anglisë.

Në marrëveshje, sipas njoftimit të Barcelonës është përfshirë edhe mundësia e refuzimit të ofertave dhe 50% e shitjes së ardhshme të sulmuesit kuqezi, 25-vjeçar.

Rey Aldo Manaj i lindur në Lushnjë, iu bashkua Barcelonës më 20 janar 2020 si pjesë e ekipit Barcelona B, ndërsa para saj ishte pjesë e Granadës dhe Albacetes.

Në verën e kaluar ai kaloi periudhën parasezonale me ekipin e parë të katalonasve dhe shënoi 4 gola në 117 minuta lojë sa i bëri. Pas kësaj ai u huazua te Spezia në Serie A, ku shënoi 5 gola e 2 asistime në 19 ndeshje të zhvilluara, duke e mbajtur ekipin në elitë të futbollit italian edhe për një stinor.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League