GRUPI F
Barcelona minimale, Ajaxi ndal Parisin
17 September, 2014 @22:33
Barcelona ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal ndaj APOEL-it në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.
Një gjuajte e lirë e Lionel Messit, u godit me kokë precize nga më i gjati në zonë, Gerard Pique, për golin e parë - që u tregua vendimtar dhe përcaktues i ndeshjes.
Përkundër se Barcelona dominoi me posedim të topit, raste shumë-shumë konkrete nuk kishte për të shënuar, derisa APOEL-i aty-këtu tentonte ndonjë gjë - por gjithashtu pa rrezikuar portën katalonase.
Ndalet Parisi
Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Paris St Germain nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj të rinjëve të Ajaxit në Amsterdam (1-1).
Milionerët nga Parisi përkundër se udhëhoqën me anë të golit të Edinson Cavanit, që erdhi pas dëbimit të shutit të Zlatan Ibrahimovicit nga portieri holandez, nuk e arritën fitoren.
Për pikën e madhe të kampionit të Holandës u përkujdes danezi, Lasse Schone, që me një gol të bukur barazoi, derisa kishte rast edhe për të shënuar fitore më vonë - por u tregua i pa saktë.
XHIROJA E RADHËS:
Paris St Germain - Barcelona | |||
APOEL - Ajax |
TABELA E GRUPIT F:
1 | Barcelona | 3 pikë | ||
2 | Paris St Germain | 1 pikë | ||
3 | Ajax | 1 pikë | ||
4 | APOEL | 0 pikë |