Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA 2-1 BILBAO

Barcelona mposht Bilbaon, ngritet mbi Realin

Foto: FCBarcelona/fb

Barcelona mposht Bilbaon, ngritet mbi Realin


31 January, 2021 @23:16

Barcelona ka arritur të shënojë një fitore tejet të rëndësishme në xhiron e XX të La Ligas, duke e mposhtur Athletic Bilbaon 2-1 [Messi 20, Griezmann 74 - Alba 49ag].

Leo Messi shënoi nga gjuajtja e lirë për epërsinë e katalonasve, ndërsa pas barazimit të mysafirëve përmes një autogoli, ka qenë Griezmann që përfundoi një aksion të organizuar mirë nga Barcelona.

Fitorja ka ngritur Barcelonën nga pozita e katërt, ku gjendej para ndeshjes, në të dytën, duke e lënë pas Real Madridin me golaverazh më të mirë, pasi që kanë pikë të barabarta.

Vendi i parë, Atletico Madrid, ka 10 pikë më shumë sesa ndjekësit - Barcelona e Real Madrid.


 
Të gjitha lajmet nga