Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA 3-1 NAPOLI

Barcelona siguron çerekfinalen ndaj Bayernit

Barcelona siguron çerekfinalen ndaj Bayernit


8 August, 2020 @23:05

Barcelona ka siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe duelin ndaj Bayernit aty, pasi që mposhti Napolin në përballjen e zhvilluar në Camp Nou sonte 3-1 [Lenglet 10, Messi 23, Suarez 45p - Insigne 45p]. Dueli i parë në Itali kishte përfunduar 1-1 dhe kështu me rezultat të përgjithshëm 4-2, Barcelona ecën tutje.

Barcelona është duke kërkuar shpëtimin e stinorit duke tentuar Ligën e Kampionëve, pasi që humbi titullin në Spanjë pas rezultateve të dobëta pas rifillimit të stinorit.

E futbollistët e ekipit katalonas me paraqitjen brilante të Lionel Messit kanë arritur që në pjesë të parë të shënojnë tre herë dhe kështu të kontrollojnë pjesën e dytë të lojës për të shkuar drejt tetëshes më të mirë të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League