Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAHIR BATATINA

Batatina: E merituam të paktën barazimin

Batatina: E merituam të paktën barazimin


13 February, 2021 @19:08

Rezultati i ndeshjes së sotme ndërmjet Dritës dhe Llapit, ishte jo real sipas trajnerit të llapjanëve, Tahir Batatina.

Ky i fundit në deklaratën e tij pas ndeshjes tha se skuadra e tij luftoi dhe meritoi më shumë nga ky takim.

“E merituam të paktën barazimin. Skuadra luftoi shumë, pavarësisht se zhvilluam 120 minuta në kuadër të kupës dhe ndoshta ishim pak të lodhur. Krijuam raste, goditëm edhe shtyllën, por fati nuk ishte në anën tonë. Futbollsitët u tërhoqën në pjesën e dytë të lojës, megjithëse nuk ishim dakorduar ashtu në dhomat e zhveshjes. Marrë në përgjithësi mendoj se rezultati real i kësaj ndeshje do të ishte një barazim,” deklaroi Batatina pas ndeshjes për Art Sport.

RAPORTI I NDESHJES

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të Dritës me golin e vetëm të Astrit Fazliut.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga