KF LLAPI
Batatina i kënaqur me fitoren
16 March, 2016 @20:43
Me fitoren e arritur sot ndaj Gjilanit, skuadra e Llapit ka kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës. Tejet i kënaqur me skuadrën e tij u shpreh trajneri Batatina, i cili pas ndeshjes deklaroi:
“Ka qenë një ndeshje jo e lehtë për Llapin, duke e ditur që përballë kishim një kundërshtar të fortë si Gjilani. Mirëpo ne zhvilluam lojën tonë, ashtu siç bëjmë në secilën ndeshje dhe djemtë e Llapit e arritën synimin për të cilin u futën në fushë. Lojtarët i realizuan të gjitha detyrat e parashtruara nga unë.”
Sa i përket rivalitetit të tij me Bylbyl Sokolin, Batatina u shpreh:
“Mendoj se sot Gjilani dhe profesori (Bylbyl Sokoli) erdhën të dorëzuar në Llap, duke e ditur që kur unë e kam mposhtur Prishtinën e fuqishme të Bylbyl Sokolit, normalisht se do t’a mposhti edhe Gjilanin e tij. Me kapacitetin që ka Llapi, duke qenë edhe skuadra më e përgatitur fizikisht në Superligë, kualifikimi ndaj Gjilanit ishte i pritur.”
Përveç arritjes në gjysmëfinale të Kupës, Llapi momentalisht ndodhet në pozitën e katërt në Superligën e Kosovës.