Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NICKLAS BENDTNER

Gjumi i kushton €2’250

Gjumi i kushton €2’250


16 March, 2016 @18:24

Sulmuesi danez i Wolfsburgut, Nicklas Bendnter, është dënuar me 2 mijë e 250 euro, nga klubi i tij. Gjoba ka ardhur pasi që lojtari në fjalë është vonuar në stërvitje të ekipit dhe çdo minutë e vonesës i ka kushtuar atij me nga 50 euro. 

“Nuk e kam dëgjuar alarmin. Është gabimi im,” ka thënë Bendtner për gazetën Bild, kur iu kërkua sqarimi atij për vonesën. 

Muajin e kaluar Bendtner gjithashtu morri gjobë nga ekipi i tij Wolfsburg, pasi që postoi një fotografi me kerrin e tij Mercedes, derisa politika e ekipit i lejon punëtorët që të vinë në stërvitje vetëm me Volkswagen


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga