BAVARIA
Bayern godet, merr super-talentin
10 May, 2016 @12:25
Mesfushori i shumëvlerësuar i Benficës, Renato Junior Luz Sanches është lojtar i ri i Bayern Munchenit.
Njoftimin e ka bërë vetë ekipi bavarez sot, ndërsa talenti që ishte synim i disa ekipeve angleze, në mes të cilave edhe Manchester United, do të jetë pjesë e Bayernit që nga stinori i ardhshëm, për 5 stinorë sa ka nënshkruar.
Portugezi 18 vjeç me ekipin e tij është duke kryesuar Primeira Ligan portugeze dhe në rast të fitores në xhiron e fundit do të shpallet kampion.
Besohet se Renato i ka kushtuar bavarezëve 35 milionë euro.