POKAL

REUTERS
Të nervozuar para finales
31 May, 2013 @11:05
Gjiganti bavarez, Bayern Munchen, është duke e shikuar mundësinë që të kompletojë treshen e titujve këtë stinor duke e fituar edhe Kupën e Gjermanisë, pas Bundesligës dhe Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, kërkesa e kombëtares së Brazilit për dyshen e Bayern-it, Dante dhe Luiz Gustavo ka ‘çmendur’ zyrtarët e klubit të cilët përkundër të gjitha tentimeve që kanë bërë - është dashur t’i lëshojnë futbollistët në kombëtare për shkak të rregullave të FIFA-së.
“Jemi detyruar të veprojmë kështu. Kemi provuar që të gjejmë zgjidhje duke biseduar me FIFA-në dhe Federatën tonë - por ka qenë e pamundur, jemi në situatë jo të mirë,” është shprehur shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.
Dante ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm me kampionin prej se kaloi nga Borussia Monchengladbach dhe bashkë me Luiz Gustavon do të jenë pjesë e kombëtares braziliane për Kupën e Konfederatave, që mbahet në Brazil, një vit para Kampionatit Botëror.
Bayern në finale të Kupës së Gjermanisë takohet me Stuttgartin, nesër. Ndërsa futbollistët në kombëtare duhet të jenë dy javë më parë në dispozicion - që i bie, nesër!