Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA

Ferizaji përsëri në finale

Ferizaji Official

Ferizaji përsëri në finale


30 May, 2013 @19:19

Skuadra e Ferizajit ka arritur që të mposht Trepçën në stadiumin Ismet Shabani në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll duke e mposhtur Trepçën 3-1, sot. 

Ekipi i udhëhequr nga trajneri më me nam në Kosovë, Bylbyl Sokoli, ka arritur të tregojë edhe njëherë se me plotë meritë, për të dytën herë me radhë kualifikohet në finale të Kupës. 

Ata kanë qenë më të mirë se mitrovicasit në të shumtën e kohës dhe kështu kanë siguruar biletën për finale. Ferizaji ka qenë edhe vjet finalist, por është mposhtur nga Trepça 89, në finale.

Finalisti tjetër është kampioni i Kosovës, Prishtina, që dje deklasoi Fushë Kosovën 4-0. 

Finalja e Kupës së Kosovës është paraparë të luhet më 8 qershor në Prishtinë.



GJYSMËFINALJA E KUPËS SË KOSOVËS:

Ferizaj - Trepça 3-1 (3-1) Rezultati i përgjithshëm Dautaj 4, Miftari 49' AG., Salihu 57' - Aliu 83'

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga