Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEROAZZURRI

Interi në shitje!

REUTERS

Interi në shitje!


30 May, 2013 @13:44

Biznesmeni indonezian, Erick Thohir, i ka ofruar klubit të Interit 280 milionë euro për të blerë 80% të akcioneve të klubit nga Milanoja. 

E përditshmja Ore 24 ka pohuar se sipërmarrësi 42 vjeç ia ka bërë ofertën kryetarit të klubit, Massimo Moratti mbrëmë dhe ka kërkuar që të vendoset brenda 48 orëve lidhur me ofertën e tij. 

Thohir ka akcionet e veta në skuadrën e NBA-së, Philadelphia, pastaj në atë të MLS-së, DC United, ku ka luajtur vjet Hamdi Salihi si dhe është kryetar i Federatës së Basketbollit të Azisë Jugore! 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A