LARGIMI

REUTERS
Abidal largohet
30 May, 2013 @13:25
Eric Abidal, është lojtari i parë që largohet nga Barcelona këtë stinor, nëse nuk mirret parasysh largimi i portierit Victor valdes, i cili këtë e bëri të ditur në mes të stinorit tashmë të përfunduar.
Skuadra katalonase ka njoftuar se i janë ndarë rrugët me Abidalin dhe përkundër se mbrojtësi kishte dëshirë të qëndronte aty, klubi kishte ide tjera dhe nuk pranoi që të vazhdojë bashkëpunimin me atë.
Abidal 33 vjeçar, ka pasur vetëm katër paraqitje me skuadrën e Barcelonës këtë stinor që u shpall kampion, pasi që kohën më të madhe ka qenë duke u shëruar nga transplantimi i mëlqisë.
Abidal kishte ardhur në Barcelonë gjashtë vite më parë nga ish kampioni i Francës, Olympique Lyon. Destinacioni i ardhshëm i tij pritet të jetë: kthimi në Lyon ose liga amerikane e futbollit, MLS, njoftojnë mediat spanjolle.