FINALJA

Ferizaj Official
Ferizaji apo Trepça?!
30 May, 2013 @8:54
Ferizaji, që ka siguruar hyrjen në Superligën e Kosovës nga Liga e Parë këtë stinor, për herë të dytë radhazi do të tentojë finalen e Kupës.
Ata stinorin e kaluar kishin arritur në finale ku u mposhtën nga Trepça 89, ndërsa tash po një ekip mitrovicas, Trepça, është pengesa e tyre në gjysmëfinale.
Pasi që ndeshja e parë në Riza Lushta të Mitrovicës kishte përfunduar pa gola, skuadra e ferizajasve me Bylbyl Sokolin duhet të fitojë patjetër sot, nëse e dëshiron finalen, pasi që çdo barazim me gola do t’i konvenonte mysafirëve të udhëhequr nga Fidaim Haxhiu.
Bylbyl Sokoli, trajneri i Ferizajit, njihet edhe si ‘mjeshtër’ i kupave, pasi që pa marrë parasysh forcën e ekipit, ai me strategjinë e vetë në ndeshje eliminuese arrin t’i dërgojë ata deri në finale, e shpeshherë edhe ta fitojë atë, sikur kishte befasuar me Kosovën e Prishtinës vite më parë.
Në anën tjetër, mitrovicasit do të kërkojnë golin në ndeshje, pasi që e kanë shumë të qartë se me çdo barazim me gola do të arrijnë finalen.
Fituesi i këtij dueli do të takohet me Prishtinën në finale, pasi që dje kryeqytetasit deklasuan Fushë Kosovën.
GJYSMËFINALJA E KUPËS SË KOSOVËS:
17:00 Stadiumi i qytetit - Ferizaj | Ferizaji - Trepça | (0-0) Rez. i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Përparim Hasani |