Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WEMBLEY

Anglia ndalet nga Irlanda

REUTERS/Eddie Keogh

Anglia ndalet nga Irlanda


29 May, 2013 @23:47

Përfaqësuesja angleze ka barazuar sonte në ndeshje miqësore në Wembley të Londrës. Skuadra e udhëhequr nga Roy Hodgson është ndarë me barazim 1-1 ndaj Irlandës modeste të udhëhequr nga italiane Giovanni Trapattoni. 

Kanë qenë irlandezët që kanë kaluar në epërsi me golin e sulmuesit të West Bromwich Albionit, Shane Long, që në minutën e 13-të të takimit. 

Mirëpo, epërsia e tyre nuk ka zgjatur shumë pasi që veterani, Frank Lampard, barazon rezultatin pas dhjetë minutave. Dhe derisa pritej që Anglia në vazhdim të shkatërrojë Irlandën - ata u ndalën tërësisht dhe nuk konkretizuan asnjë nga rastet duke u ndarë kokëulur nga tempulli Wembley. 

Është interesante të ceket se Hodgson filloi takimin me katërshen sulmuese Wayne Rooney, Alex-Oxlade Chamberlain, Daniel Sturridge dhe Theo Walcott, por mbeti pa zgjidhje në sulm. 



MIQËSORE:

Anglia - Irlanda 1-1 Lampard 23' - Long 13'

 
Të gjitha lajmet nga Premier League