FINALISTI

Prishtina bindshëm në finale
29 May, 2013 @19:28
Skuadra e Prishtinës është treguar e pamëshirëshme për atë të Fushë Kosovës sot në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Skuadra e udhëhequr nga Afrim Tovërlani ka arritur të mposht bindshëm ‘Pampurët’, duke i deklasuar me rezultat 4-0.
Tre golat e shpejtë të bardhekaltërve, prenë shpejt edhe ato pak shpresa që kishin fushëkosovasit për ndeshjen e kthimit.
Prishtina në finale do të takohet me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, Ferizaji - Trepça, ndeshja e parë ndërmjet të cilëve kishte përfunduar 0-0 në Riza Lushta të Mitrovicës.
GJYSMËFINALJA E KUPËS SË KOSOVËS:
Prishtina - Fushë Kosova | 4-0 | Mazrekaj 4', Begolli 11', Malaj 25' dhe 86' | (5-0) Rezultati i përgjithshëm |