MONACO

REUTERS
Carvalho zyrtarisht në Monaco
29 May, 2013 @14:41
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Ricardo Carvalho, ka kryer të gjitha testet e nevojshme dhe tani është zyrtarisht futbollist i ri i Monacos.
Carvalho 35 vjeçar, ka qenë ish futbollist i Portos, Chelseat dhe tani edhe Real Madridit dhe ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin nga bregdeti Azur.
“Jam shumë i lumtur që iu bashkova Monacos dhe që jam pjesë e një aventure të re. Kjo është sfidë për mua,” ka thënë Carvalho për faqen zyrtare të klubit nga Monte Carlo.
Monaco, para se të binte në ligën e dytë françeze ka qenë forcë e futbollit të trekolorëve, derisa ka qenë edhe finaliste e Ligës së Kampionëve në stinorin 2003/04 kur u mposht nga Portoja, 3-0.
Pikërisht në atë kohë, Ricardo Carvalho, ka qenë pjesë e Portos.
Joao Moutinho, James Rodriguez (nga Porto), Radamel Falcao (nga Atletico Madrid) dhe Victor Valdes (nga Barcelona) - janë vetëm disa nga përforcimet e Monacos në stinorin e rikthimit të tyre në elitën e futbollit françez.