TRANSFERI

REUTERS
Nder të bisedoj me Realin
29 May, 2013 @14:20
Jonathan Barnett, njeriu që është përgjegjës për shërbimet e uellsianit Gareth Bale, ka thënë se do të jetë i nderuar që të bisedojë me klubin madrilen, nëse ata kërkojnë që Bale të kalojë aty.
“Nëse Florentino Perez (kryetari i Real Madrid, v.j.) është i interesuar për Gareth Bale, do të jetë nder për mua që ta dëgjojë atë, por kontrata e Bale-it e lidh atë ende me Tottenham Hotspurs,” është cituar agjenti i Bale-it nga Marca spanjolle.
“Ne nuk guxojmë të flasim me askë, pa arritur marrëveshje me Tottenham-in,” ka shtuar ai.
Bale, 23 vjeçar, prej një krahu të djathtë në mbrojtje të londinezëve me kohë është forcuar që të luaj në krah të sulmit, ndërsa stinorin e fundit luante edhe prapa sulmuesit të skuadrës për shkak të aftësisë së tij për shënim të golave mjeshtëror nga larg dhe shpejtësisë së madhe. Bale është zgjedhur lojtari më i mirë i stinorit të posapërfunduar në Premie League të Anglisë, para sulmuesit holandez të kampionit Manchester United, Robin Van Persie.