Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLSEN

Së paku një pikë

Nettavisen.no

Së paku një pikë


29 May, 2013 @10:14

Egil Olsen, trajner i përfaqësueses norvegjeze, është shprehur se skuadra që udhëheq ai udhëton për të mos humbur në Shqipëri, për ndeshjen e eliminatoreve për Kampionatin Botëror, Brazili 2014. 

Përveç që ka bërë disa ndryshime të vogla te lojtarët e grumbulluar për këtë ndeshje, ai gjithsesi bën llogaritë e veta ashtu që Norvegjia të hyjë në barazh (sigurojë vendin e dytë në Grup). 

“Lojtarët e mi do të jenë më në formë sesa në mars, kur humbëm nga Shqipëria. E dimë që do të jetë ndeshje e fortë fizike, por neve na duhet gjithsesi një pikë, nëse jo më shumë. Shqipëria është e dobësuar pa disa futbollist, të suspenduar nga kartonët,” ka treguar llogaritë e veta Olsen duke vazhduar, 

“Në anën tjetër ne do të kemi në dispozicion dy futbollistë më shumë, pasi që janë kthyer Daniel Bratten dhe Espen Ruud, të cilët nuk kanë qenë në ndeshjen e parë,” ka shtuar trajneri norvegjez. 

Olsen për këtë ndeshje ka ftuar edhe dy kosovarët që mbrojnë ngjyrat e kombëtares norvegjeze, Valon Berisha dhe Ardian Gashin. 

Norvegjia ka shtatë pikë nga pesë ndeshjet e para të zhvilluara në Grupin E, ku bën pjesë edhe Shqipëria dhe gjindet në pozitën e katërt të tabelës, pas Zvicrës, Shqipërisë dhe Islandës



FUTBOLLISTËT NORVEGJEZ TË MBLEDHUR NGA EGIL OLSEN PËR NDESHJE KUNDËR SHQIPËRISË:

Portierë: Rune Jarstein (Viking), Andre Hansen (Odd G.) dhe Stan Grutebust (Aaslund)
Mbrojtës: Tom Hogly (Brugge), Espen Ruud (Odense), Brede Hangeland (Fulham), Tore Reginiusen (Rosenborg), Kjetil Uaehler (Goteborg), Kim Andre Madsen (Stromsgodset), Ruben Kristiansen (Tromso)
Mesfushorë: Lars-Krist Vilsvik (Stromsgodset), Markus Henriksen (AZ Alkmaar), Havard Nordtveit (Borussia M.), Ruben Jensen (Tromso), Valon Berisha (Salzburg), Kristian Grindheim (Valerenga), Ardian Gashi (Helsingborg), Erik Huseklep (B. Bergen) dhe Per Skjelbred (Hamburg).
Sulmues: Tarik El Younnousi (Rosenborg), Daniel Bratten (Toulouse), Alexander Soderlund (Haugesund) dhe Joshua King (Blackburn Rovers)

CURRI

Kthehet te Vorskla!

FFK Superliga/Shqipëria/International/Transfere

Kthehet te Vorskla!

29/05/13 @ 10:01

DE BIASI

Alex Fergusoni i Shqipërisë!

Shqipëria

Alex Fergusoni i Shqipërisë!

29/05/13 @ 09:50

KOSOVA

FIFA s’përmend Kosovën

FFK Superliga/Shqipëria

FIFA s’përmend Kosovën

29/05/13 @ 08:56

KUPA E KOSOVËS

Prishtina favorite për finale

FFK Superliga

Prishtina favorite për finale

29/05/13 @ 08:39

SHITEN TË GJITHA BILETAT!

Shqipëri-Poloni, “AirAlbania” do të jetë përplot

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëri-Poloni, “AirAlbania” do të jetë përplot

16/08/23 @ 12:55

VJEN DËNIMI NGA UEFA

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

19/07/23 @ 16:26

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

29/06/23 @ 12:01

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

INDIAN SUPER LEAGUE

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/International/Transfere

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

25/06/23 @ 10:41

GOLI MË I BUKUR

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

23/06/23 @ 16:11

PAS NDESHJES

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

20/06/23 @ 23:36

FITORE PËR VEND TË DYTË

Shqipëria feston me lojë të bukur

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria feston me lojë të bukur

20/06/23 @ 22:49

GOLI I XHIROS NGA UEFA

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

19/06/23 @ 20:20


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria