Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Prishtina favorite për finale

BOROZANI/Arkiv/Erdis Driza

Prishtina favorite për finale


29 May, 2013 @8:39

Kampioni i Kosovës në futboll, Prishtina, sot pret Fushë Kosovën në stadiumin e qytetit të Prishtinës për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. 

Prishtinasit, të cilit kishin fituar Fushë Kosovën në ndeshjen e parë si mysafir në stadiumin Ekrem Grajçevci të Fushë Kosovës 1-0, llogariten të jenë favorit për fitore edhe në këtë ndeshje dhe djelmoshat e Afrim Tovërlanit, pritet që pa problem të kalojnë në finale. 

Mbrojtësi i Fushë Kosovës, Qëndrim Kida, është shprehur se skuadra e tij do të jap maksimumin në këtë ndeshje për të shkaktuar ndonjë befasi përkundër se Prishtina është më e fortë se ata. 

Ndeshjen e parë, të cilën Fushë Kosova e humbi nga Prishtina në gjysmëfinale të Kupës, ka qenë humbja e parë e ‘Pampurëve’ këtë stinor si vendas. Ata kanë siguruar Superligën e Kosovës për stinorin tjetër, pasi që aktualisht janë në vendin e parë të Ligës së Parë dhe janë 15 pikë larg vendit të tretë, tre xhiro pa përfunduar kampionati i rregullt në këtë ligë. 

Finalisti tjetër vendoset nesër në duelin ndërmjet Ferizajit dhe Trepçës.



GJYSMËFINALET E KUPËS SË KOSOVËS:

Sot, 17:00, Stadiumi i Qytetit - Prishtinë Prishtina - Fushë Kosova (1-0) Rezultati i ndeshjes së parë Gjyqtar kryesor: Idriz Kelmendi
Nesër, 17:00, Stadiumi i Qytetit - Ferizaj Ferizaj - Trepça (0-0) Rezultati i ndeshjes së parë Gjyqtar kryesor: Përparim Hasani


FAKT:

1 Fitues i Kupës në stinorin e kaluar ka qenë Trepça 89.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga