LIGUE 1

L'Equipe
Plani i Monacos
28 May, 2013 @13:07
Pas transferimit të dyshes nga Porto, Joao Moutinho dhe James Rodriguez, Monaco është duke kompletuar sot edhe transferimin e dyshes nga La Liga, Radamel Falcao dhe Victor Valdes.
Mirëpo magnati rus, Dmitry Rybolovlev, i cili dëshiron që skuadrën nga principata ta bëj forcë të futbollit françez dhe europian që në stinorin e parë të saj pas rikthimit të Ligue 1, ka në plan nënshkrimin edhe të disa futbollistëve tjerë me emër.
E këtë, sot e ka parashikuar e përditshmja prestigjioze françeze, L’Equipe, që ka shpalosur 11-shjen e re të Monacos për stinorin që po vjen, ku shihet emra të mëdhenjë si: Carlos Tevez, Branislav Ivanovic, Fabio Coentrao, etj.