KAISERSLAUTERN

Albert Bunjaku (10) në cilësinë e kapitenit të Kaiserslautern-it, duke i penguar shutit nga gjuajta e lirë/REUTERS/Wolfgang Rattay
Bunjaku humb Bundesligën
28 May, 2013 @11:31
Albert Bunjaku, sulmuesi i Kaiserslautern, bashkë me ekipin e tij kanë humbur rastin e artë që të bëhen pjesë e Bundesligës stinorin tjetër, pasi që u mposhtën në ndeshjet e Play-Outit nga Hoffenheim.
Kaiserslautern që përfundoi Bundesliga 2 në pozitën e tretë, u ndesh me Hoffenheim-in, e treta prej fundit në Bundesligë - në ndeshjet që ia siguronin njërës skuadër Bunedsligën për stinorin 2013/14.
Bunjaku, 29 vjeçar, në ndeshjen e parë u fut si rezervist në lojë, teska Hoffenheim po udhëhiqte 3-1 ndaj skuadrës së tij. Ndërsa në ndeshjen e dytë, të zhvilluar dje, trajneri i tij, Franco Foda, e futi që nga minuta e parë dhe ishte Bunjaku në cilësinë e kapitenit të ekipit të Kaiserslautern.
Por përkundër punës në fushë, Kaiserslautern nuk arrinte te goli, me ç‘rast Bunjaku zëvendësohet në minutën e 64-të, ndërsa në fund Hoffenheim fiton edhe ndeshjen e dytë 1-2 për të siguruar Bundesligën.
Gjilanasi Bunjaku ka shënuar 13 gola në 28 paraqitje në Bundesliga 2 me Kaiserslauternin këtë stinor.
PLAY-OUT I BUNEDSLIGËS:
Hoffenheim - Kaiserslautern | 3-1 | ||
Kaiserslautern - Hoffenheim | 1-2 | ||
Hoffenheim siguron Bundesligën pas dy ndeshjeve të Play-Outit |