PREMIERSHIP

REUTERS/Eddie Keogh
Puna fillon tash e tutje!
28 May, 2013 @9:24
Penalltia e shndërruar në gol nga veterani Kevin Phillips në vazhdime, i dha klubit londinez një shtytje 110 milionëshe (funta). Trajneri i Crystal Palace, Ian Halloway, pas ndeshjes ka thënë se:
“Krejt çka kemi bërë deri më tani është baraz me zero. Tash duhet të bëjmë një punë dy-trefish më të madhe. Jemi në Premier League me ndihmë të Zotit.”
Ylli i ri i Manchester United, Wilfried Zaha, i cili edhe nxorri penalltinë e minutës së 105-të të takimit, ia plasi vajit pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit Martin Atkinson.
Zaha, i cili nënshkroi për Manchester United-in dhe u morr si huazim në Crystal Palace në janar tha:
“I stërgëzuar dhe pa koment jam. Më është realizuar ëndrra.”
Në anën tjetër, tabloidi The Sun, parashikon se që prej sot trajneri i Crystal Palace, Halloway, do të tentojë që të bind David Moyes-in e Manchester United, për ta lënë Zaha-në edhe për një stinor si huazim te skuadra e re e Premier League.
Tek humbësit e Watfordit, trajneri italian, Gianfranco Zola, ka thënë se djelmoshat e tij nuk kanë qenë në nivel të detyrës dje gjatë ndeshjes.
“Nuk e zhvilluam ndeshjen tonë më të mirë. Ata luajtën më mirë dhe merituan fitoren. Por, ky nuk është fundi i rrugës për ne, është vetëm fillimi. Në stinorin tjetër do të jemi edhe më të fuqishëm,” ka përfunduar Zola duke i dhënë shpresa drerëve të Watford për rikthim në elitë stinorin tjetër.