PLAY OFF

REUTERS/Eddie Keogh
Crystal Palace në Premiership!
27 May, 2013 @18:29
Anëtari i fundit i Premier League në stinorin e ardhshëm është Crystal Palace. Skuadra e udhëhequr nga trajneri me përvojë, Ian Halloway, ka arritur që në vazhdime të sigurojë fitoren që ua dha biletën e shumëkërkuar.
Golashënues i golit të vetëm në ndeshje ka qenë sulmuesi me përvojë, Kevin Philips, i cili ka qenë i qetë nga pika e bardhë në minutën e 105-të - për të shënuar golin - që do t’u sjell skuadrës të ardhura deri në 110 milionë funta!
Në anën tjetër, skuadra e Gianfrianco Zolas, edhe pse ishte favorite nuk ka arritur të gjejë rrjetën e skuadrës nga Selhurst Park të Londrës, në minutat e mbetura, pasi që pas 90 minutave rezultati ishte 0-0.
Championship (liga e dytë angleze) pas Bundesligës është liga më e vizituar në botë dhe edhe komentatori i ndeshjes shumëherë vuri në pikëpyetje atmosferën e finales së Ligës së Kampionëve, në krahasim me këtë të sotme.
CHAMPIONSHIP FINAL:
Crystal Palace - Watford | 1-0 | Philips 105' |