GOALMACHINE

REUTERS/Gonzalo Fuentes
Ibra barazon golat e Papin-it
27 May, 2013 @14:14
Sulmuesi suedez i Paris St Germain, Zlatan Ibrahivic, ka arritur t’i shënojë 30 gola këtë stinor (që është stinori i parë i tij në Francë) në Ligue 1.
Përveç se u zgjodh lojtari më i rëndësishëm i ligës së parë françeze, suedezi me origjinë boshnjake ka arritur të barazojë edhe një rekord statistikor që Franca nuk e kishte parë që nga viti i largët 1990.
Për herë të parë që prej atij stinori në Francë, një sulmues ka arritur të shënojë 30 gola. Për herë të fundit këtë gjë e kishte arritur legjenda e Olympique Marseille, Jean-Pierre Papin, në stinorin 1989/90, kur kishte shënuar 30 herë në portat kundërshtare!