PLAY-OFF

Pamja nga Wembley para finales së Ligës së Kampionëve/ REUTERS/Eddie Keogh
Finalja 110 milionëshe!
27 May, 2013 @13:35
Trajneri i Crystal Palace, Ian Halloway, e ka quajtur ndeshjen finale të Play-Offit kundër Watfordit, si ndeshja më e madhe në botë!
Dy skuadra që synojnë Premier League-në do të ndeshen në takimin që gjeneron 110 milionë funta për skuadrën fituese.
Shpërblimet financiare të kombinuara me statusin e të qenit pjesëmarrës në njërën ndër ligat më të forta të botës, e ka sjellë këtë finale në luftë për jetë-a-vdekje për shumë skuadra të ligës së dytë.
“Definitivisht është ndeshja më e madhe në botë! Këtë e bën çmimi. Herën e fundit kur isha në këtë finale, kjo vlente rreth 90 milionë funta, tash edhe më shumë,” ka thënë Halloway për Daily Star.
“Për këtë milionerët po blenë klubet e Championship (liga e dytë angleze) dhe shpresojnë që të dalin në Premier League. Me rrezikimin e parave, kërkojnë sukses. Shikoni Cardiffin. Shtatë herë tentuan, por kësaj radhe ia arritën. Po të mos kishin arritur këtë, kushedi në çfarë borxhe do të ishin?” ka shtuar më tej trajneri që kishte ngritur skuadra tjera në Premier League.
SI ARRITËN NË FINALE?!
Watford ka eliminuar pas dy ndeshjeve në gjysmëfinale të Play-Offit skuadrën e Leicester Cityt me rezultat të përgjithshëm 3-2. Ndërsa Crystal Palace, Brighton Hove Albionin e Gustavo Poyetit me rezultat të përgjithshëm 2-0.
SULMUESIT KRYESOR DHE TRAJNERËT
Derisa Watford bazohet në sulmuesin e ri çek, Matej Vydra 21 vjeç, që kishte shënuar dy herë në fitoren e tyre si vendas 3-1, ekipi i udhëhequr nga strategu i mirënjohur italian i cili ka pasur karrierë të bujshme te Chelsea, Gianfranco Zola, do të kërkojë fitore edhe sonte. Portën e skuadrës së Zolës e mbron ish portieri i Arsenalit, Manuel Almunia.
Në anën tjetër skuadra e Ian Halloway, Crystal Palace, është i dedikuar te sulmuesi i tyre, që tashmë llogaritet si i shitur, Wilfried Zaha. Sulmuesi i ri anglez, vetëm 20 vjeçar, pritet të jetë pjesë e pandashme e Manchester Unitedit në stinorin tjetër - derisa ka qenë njeriu që me dy golat e shënuara në ndeshje si mysafir, ka siguruar fitoren e Crystal Palace dhe finalen 110 milionëshe.
Watford kishte përfunduar stinorin e rregullt në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 77 pikë, derisa Crysta Palace, i pesti me 72 pikë të tubuara.
Ndeshja finale e Play-Offit zhvillohet sot, duke filluar në ora 16:00 në Wembley të Londrës.
CHAMPIONSHIP PLAY-OFF FINAL
16:00 Wembley, Londër | Crystal Palace - Watford | Gjyqtar kryesor: Martin Atkinson |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Crystal Palace fiton - 3.40 | Watford fiton - 2.25 |