BEFASIA

REUTERS
Falcao në Monaco!
26 May, 2013 @23:23
Sipas raporteve që vinë nga Spanja, Monaco ka paguar 60 milionë eurot e kërkuara nga Atletico Madrid për shërbimet e sulmuesit të tyre kolumbian, Radamel Falcao.
Sipas Radio RCN, Falcao do të udhëtojë nesër për në Monaco për të kryer testet e nevojshme mjekësore para se të nënshkruajë për klubin e Ligue 1.
Pas dy transfereve gjatë javës, të Joao Moutinhos dhe James Rodriguezit, Monaco ka siguruar edhe shërbimet e Falcaos.
Kryetari rus i Monacos, Dmitry Rybolovlev, duket se është mjaft ambicioz pasi që ka bashkuar ish bashkëlojtarët nga Portoja.
Ndërsa ndihmës trajneri i Monacos, Jean Petit, i ka thënë po kësaj radioje se skuadra nga bregdeti Azur planifikon t’i sjellë së paku edhe katër ose pesë lojtarë të cilësisë së Falcaos deri në fund të afatit kalimtar.