LA LIGA
Sociedad humb pozitën 4
Përmbledhje e xhiros së parafundit të La Ligas.
26 May, 2013 @22:37
Lufta për pozitën e katër që dërgon në Ligë të Kampionëve është bartur për në xhiron e fundit të La Ligas. Mirëpo, sot me fitore ndaj Grandas 1-0, Valencia ka arritur që të kalojë Real Sociedadin dhe të dalë në vendin e katërt, pasi këta të fundit vetëm barazuan ndaj Real Madridit.
SOLDADO E XABI PRIETO
Golin e vetëm për lakuriqët në ndeshje e shënoi Roberto Soldado, që valensianët e quajnë ndryshe edhe ‘vrasësi’. Soldado shënoi në minutën e 60-të të takimit për fitoren dhe gati sigurimin e Ligës së Kampionëve.
Real Sociedadi në anën tjetër e kishte të vështirë të ruante vendin e katër pasi luante me Real Madridin. Ata në minutat shtesë takimit kanë arritur t’i shmangen humbjes nga madrilenët duke barazuar me anë të lojtarit të tyre më të mirë, Xabi Prieto, i cili shënoi me kokë nga afërsia për 3-3.
Sociedadi ishte në disavantazh 0-2, arritën të barazojnë në 2-2, por Sami Khedira kishte dërguar në avantazh nënkampionin e Spanjës në minutën e 80-të më parë.
KAMPIONI FITON DERBIN LOKAL
Kampioni i ri i Spanjës, Barcelona, ka arritur të shënojë fitore ndaj Espanyolit në derbin lokal të qytetit me rezultat 2-0. Kiliani Alexis Sanchez shënoi në minutën e 15-të për të qetësuar tifozët e Cornellas, ndërsa Pedro Rodriguez përfundoi dilemën e fituesit në minutën e 86-të.
CELTA SHPRESON, OSASUNA SIGURON
Te lufta për mbijetesë, humbja e Real Zaragozës nga Real Betisi mund të jetë fatale për ta pasi që tashmë seriozisht rrezikojnë mbijetesën. Derisa fitorja e Celta Vigos si mysafir ndaj Real Valladolidit të Valdet Ramës, ka qenë jetike, pasi që tani ekipi nga Atlantiku ka gjasa të mbijetojë. Deportivo La Coruna duhet të mbrojë pozitën që ka nëse shpreson në mbijetesë - në xhiron e fundit.
Osasuna me fitore ndaj Sevillës sot, ka siguruar mbijetesën në La Liga. Përkundër se Sevilla ka kaluar në epërsi në minutën e 50-të nëpërmjet golit të Alvaro Negredos, Osasuna ka arritur të rikthehet në ndeshje dhe në fund ta fitojë atë me golat nga Punal, në minutën e 63-të dhe Cejudos, në të 79-tën.
Shikoni gjendjen aktuale në La Liga.