Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA

Cana fiton Kupën italiane

REUTERS/Giampiero Sposito

Cana fiton Kupën italiane


26 May, 2013 @19:51

Skuadra e Lorik Canës, Lazio, ka arritur që të triumfojë ndaj Romës në finale të Kupës së Italisë për ta fituar atë në fund. 

Një gol i mesfushorit boshnjak, Senad Lulic, në minutën e 71-të të ndeshjes ka qenë i mjaftueshëm për të përcaktuar fituesin e Kupës së Italisë. 

Kosovari Lorik Cana gjatë gjithë ndeshjes ka qenë prezent në mbrojtjen e të kaltërve të Romës për të siguruar portën e ekipit të tij, nga sulmet e të kuqve romak, sikurse një rast i Mattia Destros në pjesën e parë. 

Mirëpo, edhe në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, lacialët kanë qenë edhe me lojë edhe me raste më afër triumfit, pasi që kanë rrezikuar më seriozisht dhe sikurse kanë pasur një dëshirë më të madhe për triumf në finale. 

Kështu, pas sukseseve në Francë, Lorik Cana, ka arritur që t’i kthehet trofeve të mëdhenjë duke fituar Kupën e Italisë. 



COPPA ITALIA - FINALJA

Roma - Lazio 0-1 Lulic 71'

 
Të gjitha lajmet nga Serie A