Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS FINAL

Bayerni mbret i Europës

REUTERS

Bayerni mbret i Europës


25 May, 2013 @22:26

Skuadrat e Borussia Dortmundit dhe të Bayern Munchenit megjithëse kishin raste të shumta për shënim në 45 minutat e para, portierët Neuer dhe Weidenfeller mbetën të pamposhtur.

Arjen Robben kishte dy raste shumë të mira, derisa në anën tjetër Lewandowski dhe Blaszczykowski ishin po ashtu të pasaktë përballë portës së Neuerit.

Rezultati i pathyeshëm u ndryshua në minutën 60’ me golin e Mario Mandzukicit, i cili e ngriti 1-0 në epërsi ekipin e Bayernit, ndërsa tetë minuta më vonë rezultatin e barazoi Ilkay Gundogan me golin e tij nga penalltia.

Fjalën e fundit në ndeshje e tha holandezi Arjen Robben, i cili në minutën 89’ e mposhti portierin në formë Weidenfeller për ta shpallur kampion të Europës skuadrën e tij.



Rezultati

Borussia Dortmund - Bayern Munchen 1-2

 
Të gjitha lajmet nga Champions League