NEYMAR

REUTERS/Ueslei Marcelino
Nder të luash në Barcelonë
27 May, 2013 @11:40
Sulmuesi i Santosit, Neymar, i cili ditë më parë u konfirmuar si transfer i radhës në Barcelonë, ka treguar edhe një arsye se pse ka zgjedhur klubin katalonas para atij madrilen, përkundër se këta të fundit ofronin rrogë më të madhe për atë.
“Do të jetë nder i madh që të luaj në një ekip me Messin, Xavin dhe Iniestan. Unë nuk kam shkuar pas ekipit më të mirë, por për shkak të lojtarëve që luajnë aty,” ka thënë sulmuesi 21 vjeçar.
Ai me këtë rast, ka falenderuar tifozët e Santosit për dashurinë dhe kuptimin, se ai do të duhet të shkojë një ditë.
”Është krenari të jesh pjesë e kësaj skuadre. Do të kthehem një ditë - kjo nuk është lamtumira ime,” është cituar të ketë thënë Neymar nga Marca spanjolle.
Neymar, njëri ndër talentët më të mëdhenjë në botë ka zgjedhur Barcelonën karshi Real Madridit, pasi që Santos pranoi ofertën e të dyja skuadrave spanjolle. Barcelona i kishte ofruar shtatë derisa Reali mbi 10 milionë euro rrogë vjetore - që nuk bëri përshtypje te braziliani.