CONTE

REUTERS
Me strategji tjetër
28 May, 2013 @8:43
Juventus në Ligë të Kampionëve do të luajë me formacion tjetër në krahasim me atë që do ta bëj në Serie A.
Kështu ka njoftuar e përditshmja italiane, La Gazzetta dello Sport, sot. Aty bëhet e ditur se trajneri i binaconerëve do të fus në përdorim strategjinë e re për ndeshjet europiane.
Kështu, Conte është duke e konsideruar më së shumti përdorimin e formulës 4-2-3-1 në Ligë të Kampionëve, derisa në Serie A, do të vazhdojë me 3-5-2 klasike sikurse në vitet e kaluara.
Juventus qe dy vite me radhë është kampion i Italisë, ndërsa këtë stinor është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Bayern Munchen.