Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MONACO

Edhe Valdes në Monaco

REUTERS/Albert Gea

Edhe Valdes në Monaco


27 May, 2013 @22:27

Sulmuesi kolumbian i Atletico Madridit, Radamel Falcao, do të nënshkruaj për rekordin françez prej 60 milionë eurove kalimin e tij në Monaco

Mirëpo, bashkë me të në Monte Carlo ka udhëtuar edhe portieri i Barcelonës, Victor Valdes, i cili pritet të nënshkruajë gjithashtu kalimin e tij te klubi që po i kthehet sivjet elitës françeze. 

Prej se kryetarllëkun e klubit e morri magnati rus, Dmitry Rybolovlev, Monacoja nuk po ndalet së bëri transferime të mëdha dhe për lakmi nga çdo klub. 

Vetëm një javë më parë ata rrëmbyen dyshen e Portos, Joao Moutinho dhe James Rodriguez, ndërsa pas konfirmimit të djeshëm të sulmuesit maestral Radamel Falcao, sot pritet që të zyrtarizohet edhe portieri katalonas, Victor Valdes. 


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1