NËNKAMPIONI

REUTERS/Fabian Bimmer
Dortmund fillon me përforcime
28 May, 2013 @12:24
Borussia Dortmund e cila arriti sukses të madh me paraqitjen e saj në finale të Ligës së Kampionëve, ku në fund u mposht nga Bayern Munchen, ka filluar të përforcohet për stinorin e radhës.
Greku, Sokratis Papastathopulos, është përforcimi i parë i tyre për stinorin e ri. Papastathopulos, 24 vjeçar, është një futbollist që do të mund të luajë në pozita të ndryshme të mbrojtjes, prandaj milionerët nga Dortmundi kanë vendosur që ai të jetë njëri që do t’i shtojë sigurinë mbrojtjes së tyre.
Sipas faqes zyrtare të klubit, mbrojtësi grek ka arritur marrëveshje për nënshkrim të kontratës pesëvjeçare me klubin, por nuk bëhet e ditur shuma se sa do të fitojë vetë mbrojtësi, deri në vitin 2018.
Sokratis, stinorin që përfundoi ka mbrojtur ngjyrat e Werder Bremen ku erdhi në vitin 2009 nga ekipi i Serie A-së, Genoa. Ai është i rregullt edhe në kombëtaren greke.