WIGAN
REUTERS
Martinez jep dorëheqje!
28 May, 2013 @14:54
Trajneri i suksesshëm spanjoll, që bënte magji me Wiganin e vogël në Premier League, pas rënies nga elita - e ka njoftuar pronarin e klubit për largimin e tij nga klubi.
Martinez 39 vjeçar, shihet si favorit për të zënë vendin e lënë bosh nga David Moyes në Everton, ndërsa të kaltërit e Liverpoolit kanë kërkuar një takim me trajnerin brenda javës, njofton Talk Sport.
Martinez, këtë stinor ka arritur që me Wigan Athletic të triumfojë në FA Cup, duke e mposhtur befasisht Manchester Cityn në finale - dhe duke e çuar trofeun e parë në vitrinat e këtij klubi modest anglez.
Humbja e FA Cup nga Manchester City, në anën tjetër, ka qenë njëra ndër arsyet kryesore të shkarkimit të Roberto Mancinit nga klubi i Manchesterit.