CURRI

Debatik Curri me fanellën e kombëtares/ Arkiv
Kthehet te Vorskla!
29 May, 2013 @10:01
Tre stinorë të kaluar në Turqi me skuadrën e Gençlerbirligit janë për t’u harruar për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Debatik Curri.
Lëndimet e shumta e ndaluan ish lojtarin e Prishtinës që të tregojë aftësitë e tij edhe në Superligën turke dhe pas shkëputjes së kotratës me ekipin turk, ai do t’i bashkohet ish skuadrës së tij Vorskla Poltava nga Ukraina.
Vorskla, i ka punët mirë me shqiptarë, pasi që aty tashmë qe sa kohë janë duke i mbrojtur me sukses ngjyrat e skuadrës Armend Dallku, Ahmed Januzi dhe tash së fundmi edhe vëllau i Armendit, Ardini.
Vorskla këtë stinor nuk ka siguruar daljen në gara europiane, por ka luftuar për mbijetesë në Premier Ligën e Ukrainës dhe e ka siguruar atë.