DEUTSCH

REUTERS/Joe Skipper
Gjermanët e rinj, të furishëm
30 May, 2013 @0:05
Ndeshja miqësore e zhvilluar ndërmjet Ekuadorit dhe Gjermanisë në Floridë të SHBA-së i ka takuar plotësisht gjermanve të cilët kanë filluar ndeshjen furishëm.
Pancerët kanë shënuar katër gola për 24 minuta lojë për t’i prerë në ‘bel’ ekuadorianët të cilët më vonë kanë shënuar dy gola - sa për të mos u kthyer të dëshpëruar tërësisht në shtëpi.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin FAU të Boca Raton në Floridë të SHBA-ve ka parë dy gola nga sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski dhe nga ai i Bayer Leverkusenit, Lars Bender.
Për më shumë trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Loë, ka luajtur pa yje të mesfushës si Mesut Ozil, Bastian Schweinsteiger, etj.
Antonio Valencia i Manchester Unitedit dhe Walter Ayovi i Monterreyit kanë shënuar golat e Ekuadorit në këtë ndeshje.
MIQËSORE:
Ekuadori - Gjermania | 2-4 | Valencia 45', Ayovi 85' - Podolski 1', 17', Bender 4', 24' |