Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STOKE

Hughes, trajner i ri i Stoke

REUTERS

Hughes, trajner i ri i Stoke


30 May, 2013 @10:03

Uellsiani me përvojë, Mark Hughes, është trajner i ri i Stoke City, ka bërë të ditur zyrtarisht klubi i Premier League. 

Pasi që kishin përjashtuar disa javë pa përfunduar kampionati Tony Pullisin nga detyra e trajnerit, skuadra kishte mbetur në dorë të asistentëve, por siguroi mbijetesën në elitën angleze. 

Mark Hughes më parë ka udhëhequr klube si Blackburn Rovers, Manchester City, Fulham dhe së fundmi QPR-në. 

Shumë tifozë të Stoke Cityt nuk kanë pëlqyer përzgjedhjen e kryesisë për trajnerin e ri, pasi që ai shihet si arsyeja kryesore e rënies nga elita të skuadrës së Queens Park Rangers. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League