BACK
REUTERS
Mourinho zyrtarizohet
30 May, 2013 @9:14
“I veçanti” ka nënshkruar kontratë gati 50 milionë euroshe mbrëmë me krerët e Chelseat, duke u bërë edhe zyrtarisht trajner i ri i të kaltërve të Londrës.
Jose Mourinho, i cili stinorin e përfundoi në Real Madrid, kishte thënë se do të shkojë aty ku e duan. Ndërsa javën e kaluar kishte thënë se Londra është vendi ku atë e duan më së shumti.
“Zyrtare, Jose është në Chelsea përsëri! Çdokush është i lumtur që ai u kthye - klubi, lojtarët dhe tifozët. Menjëherë fillojmë me planet për stinorin e ri - do të jetë shumë emocionuese,” i ka thënë një burim i nivelit të lartë të përditshmes angleze, The Sun.
Jose Mourinho ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me ish skuadrën e tij dhe do të përfitojë 40 milionë funta për këto vite, që në euro i bie 46.7 milionë.