SHQIPËRIA

Çast nga stërvitja e djeshme e përfaqësueses shqiptare/Panorama Sport
Formacioni i De Biasit
30 May, 2013 @15:02
Dje Gianni De Biasi ka zhvilluar stërvitjet e para serioze me ekipin kombëtar për ndeshjen e radhës ndaj Norvegjisë.
Ai ka provuar disa skema në formacion, por sipas mediave shqiptare, ajo që do të luhet ndaj skandinavëve pritet të jetë klasike 4-4-2.
De Biasi dje provoi kështu: Samir Ujkani; Armend Dallku, Tefik Osmani, Mërgim Mavraj dhe Ansi Agolli; Armando Vajushi, Migjen Basha, Ervin Bulku dhe Jurgen Gjasula; kurse sulmi përbëhej nga dyshja e gjatë: Erion Bogdani dhe Edgar Çani.
Mirëpo, sipas Panorama Sport, De Biasi pritet t’i vihet përballë Norvegjisë me disa dallime në mesfushë dhe në sulm, derisa mbrojtja nuk jep edhe aq opcione për të ndërruar diçka, pasi që Lorik Cana dhe Adrian Aliaj do të mungojnë për shkak të kartonëve. Gjithashtu edhe Etriti pritet të jetë në portë para Samirit.
Formacioni që pritet të jetë ndaj Norvegjezëve sipas kësaj gazete është: Etrit Berisha; Armend Dallku, Tefik Osmani, Mërgim Mavraj dhe Ansi Agolli; Migjen Basha, Ervin Bulku, Ergys Kaçe, Valdet Rama; Hamdi Salihi dhe Edgar Çani;